Celebrities Gossip Showbiz

“Dua fëmijë me kontratë me të”/ Arbër Çepani i përgjigjet deklaratës së bujshme të Lei Krajës

Moderatorja Lei Kraja ka bërë një deklaratë të bujshme ditën e djeshme në radio në “Pardon My French”, ku është shprehur se “ka menduar t’i propozojë Arbër Çepanit për të bërë një fëmijë me kontratë”.

Diskutimi u nis lidhur nga deklarata e Arjan Currit në podcast-in e Grida Dumës, ku tha se është i gatshëm të bëjë një fëmijë me marrëveshje.

“Unë e kam menduar këtë dhe them që po të mos kem bërë fëmijë deri në moshën 35-vjeçare do t’i them Arbër Çepanit që hajde të bëjmë një fëmijë me kontratë. Duke qenë se i kam thënë disa herë që hajde bëhu babai i fëmijës tim. E kam kështu në mendje, Arbër nëse më dëgjon…”-ishte deklarata e Lei Krajës në emision.

E pyetur nëse Arbri do të jetë martuar deri atëherë, çfarë do të bëjë ajo, Lei dha këtë përgjigje:

“Me këtë ritëm që ka Arbri nuk do martohet, por nëse ndodh unë do gjej një tjetër”.

Ndërkohë, nuk ka munguar as reagimi i Arbër Çepanit. Ky i fundit ka publikuar në “Instastory” videon me deklaratën e Lei Krajës, të cilën e ‘pranon’.