Tech

Microsoft prezanton sistemin e ri operativ!

Microsoft ka konfirmuar se përditësimi i radhës i Windows do të jetë Windows 11 24H2, i cili pritet të prezantohet këtë vit. Windows 11 24H2 pritet të prezantohet rreth shtatorit ose tetorit dhe do të vazhdojë fokusin e Microsoft në zhvillimin e përvojës me Inteligjencë Artificiale. Sipas Windows Central, ky konfirmim i përditësimit nga Windows, vjen nga disa ndryshime të pamjes paraprake të Windows 11.

Bëhet e ditur se, sistemi i ri operativ do të vijë me një pamje dhe veçori të përditësuara. Kjo lidhet me faktin që Microsoft po punon në zhvillimin e asistentit të tij digjital me Al, Windows Copilot. Windowsi i ri do të jetë i fuqizuar nga procesorët më të avancuar të pajisjeve të prodhuara së fundmi nga AMD, Intel dhe Qualcomm, të cilët së fundmi kanë shpallur ose prezantuar çipa të mbështetur me Al. Një prej arsyeve që spekulohet se pse Microsoft nuk po prezanton versionin 12, është sepse idh-udhëheqësi i Windows dhe Surface, Panos Panay, është larguar nga kompania.

Për herë të parë në 40 vjet, versioni i ri nga Windows do të vijë pa aplikacionin WordPad. Shumë prej aplikacioneve të Windows si Calculator, Media Player, Paint dhe Snipping, kanë marrë një lloj ridizajnimi dhe veçori të reja në çdo version të sistemit operativ, ndryshime këto nga të cilat është përjashtuar vetëm redaktori i tekstit, WordPad. Megjithëse shumë më i kufizuar se Microsoft Word, WordPad është i aftë për të ruajtur dhe lexuar dokumente të ndryshme. Përditësimi i tij thelbësor më i fundit ishte në Windows 7, version ky i cili është i pranishëm edhe në Windows 11, por me pak modifikime.