Celebrities Showbiz

Miley Cyrus anulon koncertin në Paraguaj, rrufeja godet avionin e saj!

Një rrufe ka goditur së fundmi avionin e këngëtares së njohur Miley Cyrus gjatë fluturimit për në koncertin e saj në Paraguaj. Mësohet se Miley dhe ekuipazhi i saj janë të sigurt. Pas kësaj ngjarjeje tronditëse, artistja ka shkruar në llogarinë e saj të Instagramit këto fjalë:

Për fansat e mi dhe të gjithë ata që janë shqetësuar pasi dëgjuan për fluturimin tim në Asuncion. Avioni ynë u kap nga një stuhi e madhe, e papritur dhe u godit nga rrufeja. Ekuipazhi im, grupi, miqtë dhe familja ime që të gjithë ata që udhëtonin me mua janë të sigurt pas një ulje emergjente. Fatkeqësisht nuk mundëm të fluturonim në Paraguaj.

Krahas mbishkrimit të saj, këngëtarja postoi një video të motit si dhe një foto të dëmtimit të avionit të saj të shkaktuar nga rrufeja. Ardhja e Cyrus në Paraguaj pritej të tërhiqte një turmë të madhe fansash në Aeroportin Ndërkombëtar Silvio Pettirossi të vendit. Asunción, kryeqyteti i Paraguait, përjetoi përmbytje dhe reshje masive të martën.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Asunciónico të postuar në Twitter kushtet e këqija të motit i detyruan organizatorët të anulojnë ditën e hapjes së festivalit. Në ditët në vijim ndërkaq Miley do të performojë në Brazil më datën 26 mars. Turneu i saj do të përfundojë pikërisht në kohën që do të kthehet në SHBA përpara ndarjes së çmimeve Grammy të planifikuara për në prill. Sjellim në vëmendje se Miley është në një romancë me muzikantin Maxx Morando. Ata janë parë shpeshherë së bashku e të dashuruar.