Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Modelja e njohur Heidi Klum dhe partneri i saj do të bëhen prindër?! Detaji që shton dyshimet…

Heidi Klum dhe bashkëshorti i saj, Tom Kaulitz, u panë duke ecur nëpër rrugët e Venecias të Italisë mjaft të dashuruar, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte se të dy vunë disa herë duart mbi barkun e modeles gjermane. Sipas Page Six, kjo ndodhi në fillim të kësaj jave dhe çifti u kap nga fotografët duke u puthur me pasion, duke parë në sytë e njëri-tjetrit teksa mbanin duart tek barku i saj.

Raportohet se Kaulitz vendosi dorën në barkun e gruas së tij dhe e shikonte atë plot dashuri. Për shëtitjen e saj nëpër Venecia, ish-prezantuesja e “Project Runway” zgjodhi një fund të zi me dantella dhe pjesën e sipërme bralette, i shtoi veshjes së saj sandale të zeza me rripa, i kombinoi ato me një palë syze të errëta tepër të mëdha. Ndërsa muzikanti 33-vjeçar kishte veshur një këmishë ngjyrë mandarine me mëngë të shkurtra, pantallona, këpucë ngjyrë kafe dhe syze dielli.

Në udhëtim, çifti shoqërohej nga vajza 13-vjeçare e Klum, Lou. Ndonëse sapo ka mbushur 50 vjeç dhe është nënë e katër fëmijëve modelja u shpreh pak muaj më parë në ‘The Jennifer Hudson Show’ se shpreson për të mbetur sërish shtatzënë.

 

Marrëdhënia e Heidi Klum dhe Tom Kaulitz ka qenë e fortë që kur ata filluan të takoheshin me njëri-tjetrin në fillim të vitit 2018. Çifti u takuan për herë të parë në shkurt të atij viti në një festë në Berlin, Gjermani. Kaulitz, kitaristi i grupit Tokio Hotel, u përplas menjëherë me Klum dhe i kërkoi numrin e saj.