Bota Sport

Momentet e bashkëshortes së Eriksen kur ai pëson infarkt në fushë bëhen virale në rrjet…

Të gjithë u shokuan nga arresti kardiak që pësoi Christian Eriksen në fushën e lojës. Por gruaja e tij Sabrina Kvist, e cila ishte e pranishme në stadium duke ndjekur Danimarkën, e vuajti më shumë. Mesfushori i Interit ra në fushë pa ndjenja në minutën e 41-të të sfidës së vlefshme të grupit B për Euro 2020 mes Danimarkës dhe Finlandës para dy ditësh.

Atë natë, ai u dërgua me urgjencë në spital pasi pësoi arrest kardiak dhe u gjend i shtrirë në fushë pa ndjenja gjatë ndeshjes së “Euro 2020”. Së fundmi ka reaguar edhe mjeku i kombëtares daneze, Mortes Boesen.

“Është në humor të mirë dhe të gjitha testet deri më tani duken mirë”-tha ai gjatë konferencës për shtyp ku dhe ka sqaruar gjendjen shëndetësore të Christian Eriksen. 

Ka qenë bashkëshortja e Eriksen, Sabrina Kvist Jensen ajo që i ka emocionuar të gjithë teksa e përlotur ka zbritur menjëherë në fushën e lojës dhe portieri Shmajkël dhe mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer, shiheshin teksa tentonin ta qetësonin.

Në imazhet e postuara në rrjetet sociale shikohet se si gruaja e mesfushorit qan ndërsa shokët e skuadrës tentojnë ta qetësojnë. Fotot janë bërë virale duket thyer zemrat e shumë tifozëve të futbollit. 28-vjeçarja kujtoi se humbi bashkëshortin.