Celebrities Gossip Showbiz

“Mos e merr personale…”, kujt i drejtohet me këto fjalë Flori Mumajesi?

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi padyshim që është një nga kantautorët më të mirë dhe më të suksesshëm të vendit tonë. Ndër vite ai ka krijuar këngë që vazhdojnë të mbeten në memorien e njerëzve, nga ato më ritmike e deri tek baladat e ndjera.

Kohëve të fundit Flori është bërë shumë aktiv në rrjete sociale, ku kujton projektet e tij ndër vite dhe mes tyre edhe ‘thumbime’ për ndonjë prej atistave, por që kanë arritur të bëjnë shumë bujë. Ditën e sotme Flori ka postuar një shkrim në ‘Instastory’, ku i drejtohet dikujt, por nuk e ka treguar se kujt që të mos i marrë personale postimet e tij sepse jo çdo postim i tij ka lidhje me të. Nuk e dimë se kujt ia drejton Flori këto fjalë ama personi në fjalë kuptohet se do ta marrë mesazhin nga ai.

Mos e merr personale, jo çdo postim i imi lidhet me ty…

Ka kaluar pothuajse 1 muaj që nga momenti kur Flori dhe moderatorja e njohur, Liberta Spahiu me anë të postimeve të tyre në Instagram, na lanë të kuptojmë se janë në një lidhje dashurie, gjë e cila u përfol në të gjitha portalet. Ama së fundmi me anë të postimit të fundit në Instastory, Flori duket se sapo plasi ‘bombën’ e rradhës në rrjet. Këngëtari ka postuar një video, ku ka bashkuar tentativën e puthjes mes dy banorëve shumë të përfolur të “BBV2”, Luizit dhe Kiarës me një nga puthjet më të famshme të tij në skenë me këngëtaren e njohur, Soni Malaj, disa vite më parë. Puthja ka ndodhur pas performancës së bashkëpunimit të tyre muzikor mjaft të suksesshëm, “Fluturimi 3470” në vitin 2007, gjithashtu kujtojmë se Flori dhe Soni Malaj kanë pasur një histori dashurie në atë kohë.