Celebrities Gossip Showbiz

“Mos më flisni me gojë nëse…”, Arbana Osmani bën premtimin publik!

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të talentuara në vendin tonë. Ajo ka prezantuar shumë emisione që kanë bërë bujë, ndër të cilët veçojmë programin që arriti të thyente çdo record, Big Brother Vip.

Moderatorja e njohur, e cila po shijon disa ditë pushimesh në Itali, së bashku me bashkëshortin e saj, Eduart Grishaj, po shijon gjithashtu ushqimet e shijshme të kuzhinës italiane. Arbana, e cila momentalisht gjendet në Firenze, ka publikuar një fotografi, teksa shfaqet një pjatë e madhe e mbushur me proshutë, që duket e parezistueshme.

“Mos më flisni me gojë nëse nuk e rifilloj palestrën nesër”

Pas një viti nga ardhja në jetë e vajzës së saj Zoi, moderatorja vendosi të ndajë disa foto të së bijës, gjatë momenteve në kishë. Përkrah fotove, Arbana ndau dhe disa fjalë zemre për të voglën e saj që e cilëson si ‘ëngjëll’.