Celebrities Gossip Showbiz

Festë për familjen e Arbanës, Zoi feston 1-vjetorin!

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të talentuara në vendin tonë. Ajo ka prezantuar shumë emisione që kanë bërë bujë, ndër të cilët veçojmë programin që arriti të thyente çdo rekord Big Brother Vip.

Ndryshe nga djali i saj i madh Joni, që jemi mësuar ta shohim në çdo story të moderatores, teksa është bërë prej vitesh një personazh shumë i dashur për ne, Diellin dhe Zoin Arbana i publikon më pak. Këtë herë, ajo ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram shumë imazhe të ëmbla nga ditëlindja e vogëlushes Zoi. E vogla e tyre feston një vjetorin e lindjes por njëkohësisht edhe pagëzimin.

Pas një viti nga ardhja në jetë e vajzës së saj Zoi, moderatorja vendosi të ndajë disa foto të së bijës, gjatë momenteve në kishë. Përkrah fotove, Arbana ndau dhe disa fjalë zemre për të voglën e saj që e cilëson si ‘ëngjëll’.

Duke festuar Engjëllin që erdhi në jetën time si surpriza më e madhe. Jam shumë e bekuar që jam nëna jote dhe do të të dua përgjithmonë. Të duam shumë Zoi, shumë shumë fare.