Botë e Çuditshme

Mos u çudisni fare, Vladimir Putin ka punuar si shofer taksie dhe këtë gjë e pohoi vetë ai!

Presidenti rus Vladimir Putin së fundmi ka folur për një periudhë të jetës së tij, gjatë rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, duke zbuluar se ai duhej të punonte si shofer taksie për t’i mbijetuar vështirësive ekonomike. Kolapsi shkaktoi vështirësi ekonomike në të gjithë vendin, duke detyruar shumë rusë të kërkonin mënyra të reja dhe alternative për të fituar jetesën.

Duke folur për shpërbërjen e shtetit në vitin 1991 në një dokumentar që u transmetua të dielën, Putin e përshkroi atë si kolapsin e Rusisë historike.

Ndonjëherë më duhej të fitoja para shtesë, domethënë, si shofer privat. Është e pakëndshme të flasësh duke qenë i sinqertë, por fatkeqësisht ishte kështu.

Në atë kohë, taksitë ishin një gjë e rrallë në Rusi. Putin dihet se është një ish-agjent i shërbimit sovjetik të sigurimit, KGB. Sidoqoftë, në fillim të viteve 1990 ai punoi në zyrën e kryetarit të bashkisë së Shën Petersburg, Anatoli Sobchak. Ai pohon se dha dorëheqjen nga KGB pas grushtit të shtetit 1991 kundër presidentit sovjetik Mikhail Gorbachev që çoi në shpërbërjen e BRSS.

Putini ka folur edhe më parë për rënien e BRSS, duke e përshkruar dikur si “katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit të 20-të”. Megjithatë, ai nuk e ka zbuluar më parë nevojën e tij për të punuar si një shofer taksie, diçka që shumë burra rusë bënë në atë kohë për t’ia dalë mbanë. Ndërkaq, tensionet e ashpra mes Rusisë dhe Ukrainës, që ka bërë të fryjë ‘erë’ lufte në Evropë duke vënë në alarm NATO-n e Shtetet e Bashkuara, është vetëm pika kulmore e fërkimeve që shtrihen shumë pas në kohë.

Kremlini e ka akuzuar Kievin se nuk respektoi marrëveshjen e paqes së vitit 2015 dhe ka kritikuar Perëndimin se ka dështuar ta inkurajojë Ukraninën që të zbatojë paktin, i cili parashikonte që Ukraina t’u jepte autonomi të gjerë rajoneve rebele dhe t’u ofronte një amnisti gjithëpërfshirëse rebelëve. Më herët këtë vit, Presidenti Vladimir Putin qe shprehur në mënyrë ogurzezë se një përpjekje ushtarake e Ukrainës për të rimarrë zonat rebele do të kishte “pasoja të rënda për shtetësinë ukrainase”.