Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm, çadrat me vete!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme e të lagështa, me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe me alternime të pakta kthjellimesh, në zonën e qendrës e të veriut. Më pas, pritet mot me vranësira të dendura në të gjithë territorin. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive, fillimisht në zonën e jugut e më pas reshjet e shiut me intensitet të ulët shtrihen në zonat e qendrës dhe verilindje.

Në lartësinë mbi 700 metër ka reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.  Në relievet e tjera malore në lindje e verilindje të vendit, në lartësitë mbi 1 mijë metër bien reshje të dobëta bore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje, me shpejtësi mesatare nga 1- 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zona luginore, era është relativisht intensive e me shpejtësi që arrin deri në 8 – 12 m/s. Valëzimi në dete është i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër

2/11

Diell re

Kukës

0/6

Diell re /shi

Lezhë

3/12

Diell re

Dibër

-2/5

Diell re /shi

Durrës

2/12

Diell re shi

Tiranë

4/12

Diell re shi

Elbasan

2/12

Diell re shi

Berat

1/12

Re shi

Vlorë

5/12

Re shi/shtrëngatë

Korçë

-2/4

Re shi/borë

Gjirokastër

0/10

Re shi/shtrëngatë

Sarandë

6/12

Re shi/shtrëngatë