Lifestyle

Mund të kthehen në shkakun kryesor të zjarrit, ja si të kujdesemi për ngrohësit në shtëpi!

Ditët e ftohta të dimrit sjellin me vete nevojën për pajisje të cilat i bëjnë shtëpitë tona më të ngrohta. Megjithatë, shpesh dëgjojmë këshillat që të bëjmë kujdes si i lëmë aparatet ngrohëse kur nuk jemi në shtëpi.

Një numër i madh zjarresh bien për shkak të përdorimit jo të drejtë të pajisjeve ngrohëse, si edhe të gjendjes së tyre. Është konstatuar që shkaku i dytë i rënieve të zjarrit janë pajisjet ngrohëse. Kur përdoren në mënyrë jo të duhur këto pajisje mund të bëhen problemi më i keq i zjarrfikësve.

Ekspertët thonë që kur pajisjet ngrohëse janë shkaktare të zjarreve, më shpesh ndodhin për shkak të përdorimit të kabllove zgjatuese në të cilat ato janë futur duke qenë se jo të gjitha mund të përballojnë forcë të ndryshme të energjisë elektrike të pajisjeve të cilat janë futur në to njëkohësisht. Nëse dëshironi të shmangni fatkeqësinë dhe zjarrin, zbatoni rregullat e mëposhtme që mund të jenë shumë të dobishme dhe veproni në mënyrë parandaluese:

  • Mos e lini kurrë ngrohësin pa mbikëqyrje.
  • Mos flini kur ngrohësi juaj është duke punuar.
  • Mbajeni ngrohësin rreth 1 metër larg mobileve, batanijeve, rrobave dhe perdeve.
  • Në vend që të përdorni mënyra të rrezikshme për të ngrohur shtëpinë tuaj, kushtojini vëmendje ftohjes së shtëpisë. Siguroni shiritat për dritaret dhe dyert ose disa mbrojtës për të mbajtur nxehtësinë brenda dhe për të mos hyrë i ftohti.