Showbiz

Natalie Portman: “Kam 100 histori me ngacmime seksuale”

Aktorja e famshme Natalie Portman është një ndër mbështetëset më të mëdha të fushatave kundra ngacmimeve seksuale në Hollywood.

Së fundmi ajo është pjesë e numrit të ri të revistës “Poster” ku ka treguar se ka 100 histori për të treguar rreth kësaj çështjeje.

36-vjeçarja është shprehur se ndonjëherë nuk e kupton se dikush po përpiqet të abuzojë apo të përfitojë diçka pasi mendon se e gjitha kjo është pjesë e një procesi në industri.

Ajo ka treguar një histori personale ku një regjisor, emrin e të cilit nuk e ka zbuluar, i ka kërkuar të flejë me të gjatë një udhëtimi me avion privat.

Megjithëse Natalie e kundërshtoi, ky veprim i saj pati pasoja pasi më vonë u shkarkua nga puna. Portman është shprehur se si ajo ka edhe shumë vajza të tjera që edhe po luftohet kundra këtij fenomeni ato vazhdojnë të abuzohen edhe sot.