Aktori Charles Melton ka folur për eksperiencën e tij gjatë xhirimeve të skenave intime me Natalie Portman në filmin e Netflix-it “May, December”, duke e përshkruar atë si një proces të mërzitshëm.
Në një intervistë për Variety, Melton shpjegoi se përpara se të filmonin skenat e nxehta, ai, Portman dhe regjisori Todd Haynes kishin pasur një takim për të diskutuar hollësitë dhe për të siguruar që të gjithë të ndiheshin të rehatshëm.
Aktori theksoi se ishin bërë biseda rreth përdorimit të protezës dhe rreth asaj që ishte realiste dhe e mundshme për t’u filmuar. Ai zbuloi gjithashtu se kishte pasur nevojë ta mbante atë protezë për plot nëntë orë dhe se për këtë arsye nuk kishte konsumuar asnjë lëng para xhirimeve, duke theksuar se gjithë ky proces kishte qenë mjaft i lodhshëm.
“May, December”, një dramë e vitit 2023 me regji nga Todd Haynes, u nominua për çmime Oscar vitin e kaluar.
Filmi është një interpretim i historisë të bazuar në skenarin e Samy Burch dhe tregon jetën e një gruaje kontroverse, Gracie, të luajtur nga Julianne Moore.
Në këtë film, Portman luan një aktore që udhëton për të studiuar jetën e Gracie, e cila është e njohur për marrëdhënien e saj 24-vjeçare me burrin Joe, i luajtur nga Melton.