Gossip Showbiz

Natalie Portman shpërthen në lot në Sundance? “Ajo që po bën ICE në Amerikë duhet të ndalet”

Natalie Portman është shfaqur thellësisht e emocionuar dhe mes lotësh gjatë Festivalit të Filmit Sundance, ku mori pjesë në premierën e filmit të saj më të ri, “The Gallerist”, të mbajtur më 24 janar në Utah.

Teksa fliste para kamerave, aktorja nuk arriti t’i mbante emocionet, duke e përshkruar situatën aktuale në Shtetet e Bashkuara si “të tmerrshme”, në lidhje me arrestimet dhe përplasjet e vazhdueshme të agjentëve të ICE-së, të cilat kanë shkaktuar protesta masive në qytete të ndryshme të vendit.

Më vjen keq që jam kaq emocionale, por është një ditë kaq e tmerrshme, ka qenë një javë e tmerrshme

-u shpreh Portman duke fshirë lotët. Reagimi i saj erdhi vetëm disa orë pasi u raportua vrasja e një 37-vjeçari nga Minesota, infermierit Alex Jeffrey Pretty, gjatë një përplasjeje me agjentë federalë.

Aktorja theksoi se, edhe pse ishte e privilegjuar të ndodhej në një festival filmi, realiteti në vend nuk mund të injorohej.

Ajo që po ndodh në vendin tonë është thjesht e pabesueshme

-tha ajo.

Në deklaratat e saj, Portman kritikoi ashpër politikat dhe veprimet e administratës federale, duke përmendur drejtpërdrejt Donald Trump, Christy Noem dhe ICE-në.

Ajo që po u bëjnë qytetarëve tanë dhe njerëzve pa dokumente është skandaloze dhe duhet të ndalet

-u shpreh ajo, duke shtuar se është e prekur nga solidariteti i qytetarëve që po dalin në rrugë për të mbështetur njëri-tjetrin.

Në një intervistë tjetër gjatë të njëjtit event, aktorja theksoi se vendi po kalon një nga periudhat më të errëta.

Jemi në një kohë të tmerrshme, me qeverinë federale që sulmon qytetarët në qytetet tona. Ndihem me fat që jam në një komunitet krijues dhe të dashur që feston një film për të cilin jemi krenarë, por është e pamundur të injorosh atë që ICE po bën

-tha ajo.

Megjithatë, Portman theksoi se shpresën ia japin njerëzit e zakonshëm.

Jam shumë e frymëzuar nga amerikanët e mrekullueshëm që po dalin dhe po mbështesin njëri-tjetrin në komunitetet e tyre. Kjo është ana më e bukur e Amerikës

-përfundoi aktorja.