Showbiz

Natalie Portman: “Në Hollywood gjithmonë e vetmuar, falë #METOO kam njohur mike të vërteta”

Aktorja e famshme dhe shumë e dashur për publikun Natalie Portman ka zbuluar vështirësitë për të patur mikesha në Hollywood.

Së fundmi, ajo ka pozuar për revistën prestigjose “Vanity Fair” ku ka dhënë edhe një intervistë gjatë së cilës ka folur për karrierën e saj 20-vjeçare dhe marrëdhëniet me femra të tjera në industri.

Ajo u shpreh se gjithmonë është ndjerë e vemtuar, me dëshirën për krijuar miqësi me vajza të tjera gjatë xhirimeve por jo vetëm. 37-vjeçarja ka rrëfyer se pas kaq shumë vitesh, falë lëvizjes kundër ngacmimeve seksuale “#METOO”, ka krijuar miqësi të vërteta që kurrë më parë nuk i ka patur.

“Jam afruar shumë me vajzat dhe gratë e industrisë. Ne jemi mbledhur për të folur mbi ato çfarë ndodhin gjatë punës dhe karrierës sonë dhe shumë shpejt kuptova se nuk ishim kaq të panjohura për njëra-tjerën” ,-tha ajo.