Bota Food & Drink Lifestyle

Ndërkohë që 820 milionë njerëz janë të uritur çdo ditë, këto vende kanë nivelet më të larta të mbeturinave ushqimore!

Në nivel global, rreth 400 miliardë dollarë humbasin në ushqime që nuk arrijnë as në dyqane. Sipas Kombeve të Bashkuara, 14% e furnizimit me ushqim humbet çdo vit. Në të njëjtën kohë, këto mbetje shkaktojnë “presion” të panevojshëm mbi mjedisin, sipas FAO (Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e Kombeve të Bashkuara). Shumica e ushqimeve të “humbura” gjenden në Azinë Qendrore dhe Jugore, Amerikën e Veriut dhe Evropë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë thotë se infrastruktura më e mirë e ruajtjes dhe ftohjes do të ndihmojë në uljen e humbjeve, megjithëse nevojiten të dhëna më të detajuara për të adresuar problemin. Mbetjet e ushqimit kontribuojnë në emetimet e gazrave serrë dhe vlerësohet se më shumë se 820 milionë njerëz janë të uritur çdo ditë. Sipas FAO-s, konsumatorët shpërdorojnë sasi të mëdha ushqimi.

Rreth 37% e produkteve shtazore dhe ndoshta 1/5 e frutave dhe perimeve mund të shpërdorohen pas blerjes. Vendet më të pasura kanë nivele më të larta të mbeturinave ushqimore për shkak të jetëgjatësisë së kufizuar ose planifikimit të dobët të konsumit të ushqimit, ndërsa vendet më të varfra shpesh përballen me probleme me klimën dhe infrastrukturën e tyre.

8 vendet dhe përqindja e ushqimit që humbet nga vjelja në shpërndarje:

Australia dhe Zelanda e Re/5.8%

Azia Lindore dhe Juglindore/7.8%

Oqeani (me përjashtim të Australisë dhe Zelandës së Re)/8.9%

Azia Perëndimore dhe Afrika e Veriut/10.8%

Amerika Latine dhe Karaibet/11.6%

Afrika Sub-Sahariane/14%

Amerika e Veriut dhe Evropa/15.7%

Azia Qendrore dhe Veriore/20.7%