Studime të reja po tërheqin vëmendjen mbi një zakon të përditshëm që shumë njerëz e nënvlerësojnë: ngrënien e ushqimeve të vogla në orët e vona të natës.
Sipas specialistëve të ushqyerjes, ky rit mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në metabolizëm, peshën trupore dhe nivelin e sheqerit në gjak.
Ekspertët theksojnë se pas orës 21:00 trupi fillon të ngadalësojë proceset metabolike, duke e bërë më të vështirë përpunimin e ushqimit në mënyrë efikase.
Në këtë fazë të ditës, organizmi nuk reagon njësoj si gjatë orëve aktive, duke rritur gjasat që kaloritë e tepërta të ruhen si yndyrë.
Sipas tyre, ushqimet e konsumuara vonë, veçanërisht ato të pasura me sheqer, karbohidrate dhe yndyrna, mund të ndikojnë në luhatjen e glukozës në gjak dhe të rëndojnë sistemin metabolik.
Ndër pasojat më të zakonshme që përmenden janë shtimi në peshë, rreziku për probleme me insulinën, pagjumësia, lodhja gjatë ditës dhe rritja e rrezikut për zhvillimin e diabetit në afatgjatë.
Specialistët shtojnë gjithashtu se ngrënia e vonë shpesh lidhet me “urinë emocionale”, ku njerëzit konsumojnë ushqim jo për nevojë fizike, por për shkak të stresit ose zakoneve të ditës.
Rekomandimi kryesor mbetet që vakti i fundit të konsumohet 2–3 orë para gjumit, ndërsa në rast urie të zgjidhen alternativa më të lehta si kos, fruta ose sasi të vogla arrash.