Showbiz Sport

Ndërpreu takimin Finlandë-Belgjikë, bukuroshja futet në fushë dhe jep një mesazh!

Mbremjen e djeshme u zhvillua sfida Finlandë-Belgjikë e Grupit B e cila u mbyll me fitoren e Belgjikës 0-2. Por mesa duket diçka e pazakontë ka ndodhur në mes të këtij takimi. Një vajzë ndërpreu ndeshjen dhe me sigurinë më të madhe hyri në fushë, pasi kaloi të gjitha barrierat përpara.

Ajo sinjalizoi se ishte kundër kriptovalutave që tashmë kanë arritur të jenë mjaft prezent. Derisa arriti të futej në fushë, në bluzën e saj kishte të shkruar një mbishkrim “WTF Coin”.

Rikujtojmë, se kriptovaluta dixhitale më e fuqishme e botës, Bitcoin, ishte në rënie të lirë para disa javëve, pak pasi miliarderi Elon Musk përmendi në një këmbim mesazhesh në rrjetin Twitter se kompania e tij, Tesla mund të shesë ose ka shitur, aksionet e saj te rrjeti dixhital valutor.

Elon Musk gjithashtu ka braktisur “Bitcoin”. Në Twitter, shefi i Tesla-s tregoi shqetësim në lidhje me përdorimin e lëndëve djegëse fosile për prodhimin e Bitcoin duke njoftuar se grupi nuk do ta pranojë më atë si një formë pagese për makinat e markës dhe duke preferuar kështu çdo kriptomonedhë tjetër që gjeneron më pak ndotje.

Ndërkaq, pjesa e sigurimit reaguan shumë shpejtë për ngjarjen aspak të zakontë në fushë, duke bërë që largimi i bukuroshes mos ta pengonte edhe aq zhvillimin e takimit.

Rikujtojmë, se Kampionati europian i futbollit ‘Euro 2020’ nuk tërheq vëmendjen vetëm me ndeshjet në fushë por edhe tifozet bukuroshe në stadiume. Një vajzë ruse ka tërhequr vëmendjen e komentatorit arab gjatë ndeshjes së djeshme Rusi-Finlandë.

Në momentin që gjatë transmetimit u shfaq një tifozë bukuroshe ruse, komentatori arab nuk ka mundur të rezistojë dhe sapo e pa vajzën e fokusuar nga kamerat.