Tech

Jo më Bitcoin! Elon Musk preferon çdo kriptomonedhë tjetër që gjeneron më pak ndotje!

Elon Musk braktis “Bitcoin” dhe kriptovaluta bie 16% duke rënë nga 51 000 në një minimum prej 46 045 euro. Në Twitter, shefi i Tesla tregoi shqetësim në lidhje me përdorimin e lëndëve djegëse fosile për prodhimin e Bitcoin duke njoftuar se grupi nuk do ta pranojë më atë si një formë pagese për makinat e markës dhe duke preferuar kështu çdo kriptomonedhë tjetër që gjeneron më pak ndotje.

Musk gjithashtu specifikoi, megjithatë, se ai nuk do të shesë Bitcoin në zotërimin e tij. Ai shkroi në Twitter se:

Ne jemi të shqetësuar për rritjen e shpejtë të përdorimit të lëndëve djegëse fosile për minierat dhe transaksionet e Bitcoin, veçanërisht qymyrit, i cili ka emetimet më të këqija nga çdo karburant. Kriptvaluta është një ide e mirë në shumë nivele dhe ne besojmë se ka një të ardhme premtuese, por kjo nuk mund të ketë një kosto të madhe për mjedisin.

Sipas një ekipi studiuesish nga Universiteti i Kembrixhit, përpunimi në të gjithë botën i monedhës konsumon një sasi të energjisë elektrike të barabartë me nevojat e të gjithë Argjentinës.

Rikujtojmë, se Elon Musk ka njoftuar që Tesla ka pezulluar blerjen e automjeteve me Bitcoin. Këtë lajm e bëri publik vetë shefi i kompanisë së makinave elektrike, Elon Musk me një postim në Twitter.

Gjithashtu një studim i ri tregon se kriptomonedhat harxhojnë më shumë elektricitet për dollar se sa gërmimi i minierave për shumicën e metaleve.  Rikujtojmë, se në janar të këtij viti, Elon Musk u shpall njeriu më i pasur në botë, duke lënë pas themeluesin e Amazon, Jeff Bezos.

Së fundmi, ai ka zbuluar për herë të parë se vuan nga sindroma Asperger. Njerëzit me këtë sindromë interpretojnë mjedisin rreth tyre ndryshe nga të tjerët.