Gossip Sport

Nuk i rezistoi bukuroshes gjatë ndeshjes Rusi-Finlandë, surprizon gjesti i komentatorit arab!

Kampionati europian i futbollit ‘Euro 2020’ nuk tërheq vëmendjen vetëm me ndeshjet në fushë por edhe tifozet bukuroshe në stadiume. Një vajzë ruse ka tërhequr vëmendjen e komentatorit arab gjatë ndeshjes së djeshme Rusi-Finlandë.

Në momentin që gjatë transmetimit u shfaq një tifozë bukuroshe ruse, komentatori arab nuk ka mundur të rezistojë dhe sapo e pa vajzën e fokusuar nga kamerat.

Ndonëse ishte në transmetim direkt, ai ka nisur ta komplimentojë dhe t’i këndojë vajzës. Kujtojmë që ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-0 në favor të Rusisë.

https://twitter.com/hfussbaIl/status/1405268247356665861?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1405268247356665861%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fkomentatori-arab-nuk-i-reziston-bukuroshes-ruse-gjate-ndeshjes-rusi-finlande-ne-euro-2020-i-thur-vargje-ne-transmetim-live%2F

Rikujtojmë, që macja ka bërë parashikimin interesant përpara ndeshjes duke zgjedhur pjatën e Rusisë. Një incident i pazakontë gjithashtu ka ndodhur gjatë ndeshjes Francë-Gjermani me protagonist kryesor Paul Pogba. Teksa lojtari francez po lëvizte në fushën e blertë, një ngjarje e çuditshme ndodhi!

Ndërkaq, futbollisti i Austrisë me origjinë serbe Marko Arnautoviç është dënuar nga UEFA me 1 ndeshje pezullim nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në këtë organizëm për shkak të ofendimeve me bazë raciste ndaj futbollistëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Kampionati Europian pa diskutim që është qendra e diskutimeve përgjatë këtij muaji. Në një periudhë, kur të gjithë sportdashësit përkrahin skuadrat e tyre të preferuara, ne po ju sjellim 5 momentet më epike dhe gazmore gjatë ndeshjve sportive, të futbollit e jo vetëm.