Aktualitet

Ndërron jetë aktori i njohur Michael K. Williams/ shkak mbidoza!

Mësohet se së fundmi ka ndërruar jetë aktori i njohur, Michael K. Williams, i njohur më së shumti për rolin e tij si Omar Little në serialin “The Wire”. Sipas “TMZ”, aktori ndërroi jetë për shkak të mbidozës dhe u gjet i vdekur në banesën e tij në Brooklyn të hënën, pasi të afërmit e tij nuk ishin dëgjuar asnjë lajm prej tij prej disa ditësh.

Sipas burimeve pranë familjes të të ndjerit, aktori u gjet në dhomën e ndenjes në shtëpinë e tij dhe pajisjet e drogës ishin në një tavolinë aty pranë, duke pretenduar se ai mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e mbidozës. Pas vitesh në role të vogla në televizion dhe në filma, William u bë i famshëm me rolin Omar në serialin “The Wire”, i cili transmetohej në HBO. Ky serial i solli atij vlerësime të shumta nga fansat dhe kritikët e filmit.

William njihet edhe për role të tjera në HBO, si në “Boardwalk Empire”, “The Night Of dhe Lovecraft Country”, si dhe në filmat “12 Years a Slave” dhe “Assassin’s Creed”. Aktori ishte nomuar për çmimin “Emmy” pesë herë. Michael ishte 54 vjeç dhe la pas një djalë, të quajtur Elijah.