Celebrities Gossip Showbiz

Ndoshta nuk e besoni por Liam Payne thotë se “One Direction” i ka shkaktuar shumë plagë!

Së fundmi Liam Payne ka dhënë një intervistë dhe ka folur për “plagët” e lëna nga koha e tij si anëtar i grupit “One Direction”. Këngëtari 29-vjeçar foli për emisionin radiofonik të Kolumbisë ‘W Radio’ dhe shpjegoi se si ai ka pasur një kohë të vështirë duke u përpjekur të përballet me famën e papritur që erdhi nga të qenit në grup së bashku me Harry Styles, Zayn Malik, Louis Tomlinson dhe Niall Horan.

Nuk e dija se në çfarë po futesha. Fillova ta bëj këtë punë që në moshën 14-vjeçare dhe kam qenë shumë me fat, sepse nga njëra anë ishte e mrekullueshme ajo që ndodhi, por mendoj se më la shumë plagë. Duhet të heqësh gjithë peshën nga vetja para se të fillosh këtë punë. Nuk do të ndryshoja asgjë nga kjo rrugë ku jam tani, por e kuptoj pse përfundova këtu. Nëse mund të ndihmoj dikë në pozicionin tim, jo për nga fama, por nga ajo që më ndodhi, atëherë kjo do të ishte ëndrra e jetës sime. Është një jetë e mrekullueshme dhe jam shumë mirënjohës për atë që më është dhënë, por patjetër që ka pasur momente që do të doja të mos i kisha kaluar. Duhet të kesh njerëzit e duhur pranë në kohën e duhur dhe unë isha me fat sepse kisha njerëz që më kërkonin kur isha në gjendjen time më të keqe. Kjo më ndihmoi të merrja forcën që më duhej. Megjithatë, jo të gjithë janë aq me fat, ndaj jam dyfish mirënjohës dhe kam diçka për të thënë që mund t’i ndryshojë jetën dikujt. Ka një pikë ku arrini fundin dhe kuptoni se duhet të bëni diçka ndryshe sepse çdo gjë që po bëni tani nuk funksionon për ju. Unë isha në gjendje të keqe deri në atë moment.

Rikujtojmë sePayne dhe Kate Cassidy konfirmuan se janë rikthyer sërish bashkë, teksa u shfaqën dorë për dore në festën e përvjetorit të 60-të të Annabel.