Celebrities Gossip Showbiz

Liam Payne rikthehet sërish në krahët e Kate Cassidy!

Liam Payne dhe Kate Cassidy konfirmuan se janë rikthyer sërish bashkë, teksa u shfaqën dorë për dore në festën e përvjetorit të 60-të të Annabel. Dyshja dukeshin mjaft të lumtur në paraqitjen e tyre në Londër. 29-vjeçari, u pa dorë për dore me Kate, teksa po largoheshin nga vendi.

Çifti jetuan së bashku në shtëpinë e tij në Londër, por pretendohej se Kate ishte shpërngulur dhe ishte kthyer në shtëpinë e saj në Shtetet e Bashkuara. Liam dhe Katie dolën publikisht me romancën e tyre në tetor dhe bënë debutimin në tapetin e kuq si çift në “British Fashion Awards” pak para Krishtlindjeve.

Rikujtojmë, se Liam ka qenë më parë i fejuar me Mayan dhe shijuan një romancë dy-vjeçare para se të ndaheshin në maj 2022. Këngëtari ka djalin 6-vjeçar, Bear, me ish të dashurën Cheryl, me të cilën kishte një lidhje 2-vjeçare. Payne, ndërkaq ka folur së fundmi për periudhën që ka qenë pjesë e grupit muzikor “One Direction”. I ftuar në podcast-in ‘Diary of a CEO’, ish-pjesëtari i “One Direction” zbuloi se ka menduar shpesh herë t’i japë fund jetës.

Isha milioner në moshën 22-vjeçare, por fama më bëri aq keq saqë as gjërat bazike si përshembull pagesa e sigurimeve të makinës, nuk mund t’i realizoja. Isha mësuar ta bënin çdo gjë për mua. Kam pasur edhe mendime për të vrarë veten. Isha i varur nga droga dhe alkooli dhe për të gjitha ja vë fajin famës që e mora në moshë shumë të vogël.