Celebrities Gossip Showbiz

Në ditën e parë të shkollës, fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” janë shoqëruar nga Luiz Ejlli!

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.

Sot ka nisur viti i ri shkollor për çdo nxënës në Shqipëri. Luiz Ejlli ka zgjedhur të shoqërojë sot në shkollë fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” në Tiranë. Në një video të siguruar nga TCH, Luizi shihet i rrethuar nga fëmijët të cilët duken mjaft të lumtur për prezencën e këngëtarit në një ditë të veçantë si kjo. Shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” është qendër rezidenciale, që ofron shërbim 24 orësh dhe 7 ditë në javë për fëmijët jetimë dhe atyre me gjendje të vështirë ekonomiko -sociale dhe financohen nga shteti.

Ditën e sotme ndjekësit kanë kuptuar se disa ndryshime kanë ndodhur në Instagramin e Luizit. Është kuptuar se Luizi ka hequr nga ndjekësit në Instagram çiftin Arbana Osmani dhe Eduart Grishajn edhe pse ata ende e ndjekin Luizin.  Ama pas këtij veprimi duket se Luizi ka në plan të heqë nga Instagrami edhe një tjetër personazh, e cila duket se është Efi Dhedhes. Kjo është kuptuar nga nga një koment i Luizit ndaj një komentuesi, i cili i ka përmendur Efin me fjalën “Motër” e Luizi e ka pasur një përgjigje.