Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Në një lidhje me Kevin Costner?! Reagon për herë të parë Reese Witherspoon!

Reese Witherspoon ka reaguar menjëherë dhe ka kundërshtuar thashethemet se ajo po takohet dhe se kishte krijuar një lidhje me Kevin Costner, nëpërmjet përfaqësuesit të saj i cili i quajti sajesa dhe të pavërteta.

Gjithçka nisi të mërkurën teksa fansat diskutuan se me kë mund të krijonte një lidhje pas divorcit nga Jim Toth në fillim të muajit mars të këtij viti, pas 12 vitesh martesë.

Ajo paraqiti kërkesën për divorc një javë pasi postoi:

Kemi disa lajme personale për të ndarë… Me shumë kujdes dhe konsideratë kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar. Kemi shijuar kaq shumë vite të mrekullueshme së bashku dhe po ecim përpara me dashuri, mirësi dhe respekt të ndërsjellë për gjithçka që kemi krijuar së bashku. Prioriteti ynë më i madh është djali ynë dhe e gjithë familja jonë ndërsa ne vazhdojmë në kapitullin tjetër. Këto çështje nuk janë kurrë të lehta dhe janë jashtëzakonisht personale. Ne e vlerësojmë vërtet respektin e të gjithëve për privatësinë e familjes sonë si këtë herë – Reese dhe Jim.

Duket se gjithçka është nisur nga një sondazh nga Rob Shuter në X (dikur Twitter), që pyeti ndjekësit: “Kevin Costner thuhet se do të lidhet me Reese Witherspoon. A ju pëlqen ky çift i ri?”

Por përfaqësuesi i Witherspoon e ka hedhur poshtë menjëherë dhe e ka mbyllur atë duke thënë për PageSix.com se:

Kjo histori është plotësisht e sajuar dhe jo e vërtetë.

Në kohën e publikimit të sondazhit, fansat vendosën që bashkimi i mundshëm do të ishte shumë i pafavorshëm pasi 61.9% votuan “jo” kur u pyetën nëse e donin dhe e pëlqenin çiftin e ri.