Celebrities Showbiz

Nëna e Drake sapo na ngrohu zemrat me letrat emocionuese që i dërgon të birit!

Ditën e djeshme, reperi i njohur Drake, ndau me fansat  tij në Instagram, një poezi që nëna e tij i shkroi para publikimit të albumit të tij “Certified Lover Boy” dhe duhet thënë që është shumë e ëmbël. Sandi Graham shkruajti:

Më në fund erdhi momenti. Numërimi mbrapsht ka arritur në 1. Me çdo album të ri zemra ime ndalon së rrahuri nga emocionet. Të qenit nëna jote ka qenë dhurata më e madhe e jetës sime. Ka qenë një rrugë e gjatë e vështirë së bashku, tani ka mbetur edhe një ditë. Dua të festoj çdo arritje tënden, bir, më shumë se sa mund ta imagjinosh. Të dua, tani dhe përgjithmonë!

Nëna e Drake i dërgoi atij edhe dy poezi të tjera para datës së publikimit të albumit të tij. Dy ditë më parë, ajo i dërgoi një letër ku shkruhej:

Të gjithë janë të ngazëllyer, sepse ti nuk je si çdo kush tjetër. Nuk kam qenë kurrë më krenare se sa kaq.

Një herë tjetër, ajo i shkroi një tjetër poezi:

Ka qenë një udhëtim i gjatë. Unë e adhuroj gjithmonë rrugëtimin tënd të pashtershëm.

Duhet thënë se nëna e Drake, mban titullin si përkrahësja më e madhe e djalit të saj, ndoshta edhe më shumë se çdo prind tjetër. Poezitë e saj bënë që fansat të emocionoheshin edhe më shumë me publikimin e “Certified Lover Boy”.

Rikujtojmë se, albumi i fundit i Drake, “Certified Lover Boy”, u publikua më 3 shtator dhe fansat u çmenden. Kjo deri në momentin që Drake quajti R. Kelly si bashkë-tekstshkrues. Natyrisht, fansat janë pak të zemëruar, duke marrë parasysh gjithë historinë e tij. Këngëtari aktualisht është duke u gjykuar për trafikim seksual dhe abuzim.