Gossip Music Showbiz

Rrjeti po zien nga kritikat, Drake i jep merita R. Kelly-t në albumin e tij të ri!

Albumi i fundit i Drake, “Certified Lover Boy”, u publikua më 3 shtator dhe fansat u çmenden. Kjo deri në momentin që Drake quajti R. Kelly si bashkë-tekstshkrues. Natyrisht, fansat janë pak të zemëruar, duke marrë parasysh gjithë historinë e tij. Këngëtari aktualisht është duke u gjykuar për trafikim seksual dhe abuzim.

R. Kelly është vlerësuar për këngën “TSU” si kompozitor, së bashku me Justin Timberlake dhe T Mosley. Shumë njerëz po spekulojnë se kjo ndodh sepse Drake provoi një këngë të NSYNC në regjistrim dhe sipas revistës muzikore “Rolling Stone”, “TSU” përdor të njëjtën hyrje simfonike në këngën e R. Kelly “Half on a Baby”, duke çuar kështu në vlerësimin e R. Kelly si kompozitor.

Sido që të jetë, fansat nuk janë shumë të kënaqur me këtë detaj dhe ata kanë shpërthyer në Twitter për të shprehur mendimin e tyre. Një gjë është e sigurtë, shumë fansa u “neveritën” nga meritat e tij në album. Dikush vuri në dukje se Drake ka një tatuazh me emrin Aaliyah, këngëtarja që ka qenë e martuar me R. Kelly më parë dhe e ka akuzuar atë për abuzim. Sipas tyre kjo është fare e papërshtatshme.

Një person tha se kjo ishte një “zgjedhje e tmerrshme”. Sipas këtij komenti, Drake duhet të heqë këngën, në mënyrë që R. Kelly të mos përmendet më.

https://twitter.com/Akhona_PQ/status/1433778081383206912

Një person tjetër përmendi se ky nuk është përdorimi i parë i Drake nga një këngë e R. Kelly. Këtu përfshihen dhe këngët “Lose You” dhe “Since Way Back”.