Celebrities Gossip Showbiz

“Nëna e saj më kërkonte llogari…”, Bledi Mane tregon historinë me prindërit e Dea Mishel!

Një periudhë tepër e zënë dhe të ngarkuar këto kohë, Dea Mishel angazhohet dhe në një tjetër projekt kaq të madh e të rëndësishëm. Që pas përfundimit të “Big Brother Vip Albania 2”, Dean e kemi parë në shumë projekte, por mbase ky do të bëjë të gjithë diferencën.

Gazetari Bledi Mane ka treguar sot në “E diel”, në rubrikën “Trotuar”, një histori të prindërve të Dea Mishel. Ai tha se një natë në Gjirokastër ishin duke ngjitur kalanë dhe rastisi prindërit e Dea Mishel dhe nëna e saj po i kërkonte llogari se pse ishte zënë me të në BBV2.

Isha një natë në festivalin e Gjirokastrës, u ngjita te kalaja që ishte plot me njerëz dhe sinqerisht që u ndjeva në siklet. E para, se ishte mamaja e Deas që më kërkonte llogari pse jam zënë me Dean. Pastaj duke u ngjiur, shumë njerëz vinin më thonin “Ua Bledi Mane po ti je shumë i gjatë, fillonin donin foto. Dhe te qafa e pazarit po e njëjta gjë, ditën tjetër çfarë ndodhi, ra fama…

Dea Mishel ka zbuluar përmes disa postimeve në “Instastory” se dikush ka blerë shikime për profilin e “TikTok”-ut të saj dhe miqve të saj që kanë postuar me të. Nga disa përllogaritje vlera monetare që persona ka harxhuar për t’i blerë këto shikime Deas arrin 10 mijë dollarë.