Celebrities Ndryshe

Nëse do të ishte pjesë e kampit opozitar kë do të zgjidhte deputeti Blendi Klosi mes Enkelejd Alibeajt dhe Sali Berishës?

Sot i ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti i njohur Blendi Klosi. Ai ka zbuluar më shumë detaje jo vetëm nga jeta e tij por edhe në lidhje me politikën dhe zhvillimet e saj më të fundit sidomos sa i përket çështjes së zgjedhjes së Presidentit. Blendi është politikan mjaft i përfshirë dhe i angazhuar sidomos edhe në Partinë ku ai bën pjesë, atë Socialiste.

Po bëhem gati për zgjedhjet. Këtë herë unë jam në Lezhë. Kur janë detyra shtetërore duhet edhe shërbim ditor ndërsa sa i përket angazhimit në parti ndikon vendimmarrja por të dyja duhen bërë me dashuri dhe me pasion.

Mesa duket edhe për disa gara do të fitojë Partia Socialiste. Kjo parti ka qenë dhe është më e madhja në vend. Sidomos që ne nuk kemi probleme me strukturën. Janë ndezur motorë, pavarësisht se politikës nuk i dihet. Ne jemi parti ideologjike elektorale. Është shumë e nevojshme që të komunikosh me njerëzit. Duhet ta krijosh si logo dhe ta ruash.

Ai gjithashtu ka treguar se:

Lodhja në pushtet është negative. Por sa më shumë të prodhosh aq më shumë njerëzit të vlerësojnë. Asnjë palë zgjedhje nuk ka dalë ashtu siç është menduar. Partia prodhon sa më shumë dhe bën pjesë të saj shumë të rinj. Për të pasur sukses në jetë duhet që të punosh dhe krijosh.

Por nuk mund të lihej pa përmendur edhe pjesa e zhvillimeve në kampin opozitar. Ai u pyet nëse e kishte një përgjigjje se kë do të zgjidhte mes Enkelejd Alibeajt dhe Sali Berishës?

Unë e kam një përgjigje. Do rrija i baraslarguar dhe do të qëndroja me atë grup që do të kishte logon dhe flamurin e partisë. Të gjithë duhet të kontribuojnë për partinë. Nuk ka rëndësi se kush bëhet. Mjafton që të gjejnë dakordësinë sepse dhe ne duam një garë të drejtë.