Celebrities Ndryshe

Sipas Blendi Klosit cili do të ishte kandidati i duhur për President në vendin tonë?

Deputeti i Parlamentit të Shqipërisë, Blendi Klosi ka qenë i ftuar sot në emisionin “Ndryshe”. Ai ka zbuluar më shumë detaje jo vetëm nga jeta e tij por edhe në lidhje me politikën dhe zhvillimet e saj më të fundit sidomos sa i përket çështjes së zgjedhjes së Presidentit. Blendi është politikan mjaft i përfshirë dhe i angazhuar sidomos edhe në Partinë ku ai bën pjesë, Partia Socialiste.

Sa i përket çështjes së Presidentit, Klosi ka thënë se:

Të betohem nuk e di. Realisht është një proces i cili sapo ka filluar. Fatëkeqësisht nuk kemi figura të plota që të orientohemi diku. Ne e plotësuam zarfin, vendosëm tre emra, të cilët unë nuk mund t’i them si për kandidaten apo kandidatin për President.

Jam më konservator. Posti i Presidentit është i rëndësishëm dhe duhet që ta besojnë të gjithë. Një politikan karriere. Kam bindjen që do të jetë një President i qëndrueshëm dhe sigurisht duhet që të jetë një figurë që njihet nga publiku i gjerë.

Kjo nuk ka qenë e vetmja temë që është diskutuar sepse edhe dhënia me koncesion e Parkut Kombëtar të Butrintit mori një vëmendje të shtuar. Në lidhje me këtë Blendi Klosi ka shpjeguar edhe njëherë se:

Parku i Butrintit nuk do të jepet dhe nuk po jepet me koncesion. Është një temë shumë interesante. Ne në Shqipëri jemi të çuditshëm. Nuk është koncesion. Nga një pikë turistike duhet kthyer në një logo ndërkombëtare dhe një nga pikat më të vizituara të Mesdheut. Nuk ka asgjë për koncesion.

A e ka egon Blendi Klosi që të bëhet pse jo Kryeministri apo Presidenti i vendit tonë?

Kam ego që t’ju shërbej njerëzve. Profesioni i politikanit është shumë i shkurtër, sot je dhe nesër ndoshta nuk votohesh. Politika ka të bëjë më shumë me atë që thua dhe atë që bën.