Celebrities Gossip Showbiz

Nëse doni të dobësoheni duhet të ndiqni me patjetër dietën e Gjikos…

Gjiko është nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe mund të themi shumë i pëlqyer nga publiku. Së bashku me partneren e tij, Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë kanë arritur të jenë në vëmendjen e mediave.

Dyshja shpesh postojnë foto dhe video nga jeta e përditshme. Si ka qenë dhe më e fundit ku teksa kanë treguar se janë duke drekuar me anë të një Instastory shumë ‘funny’, reperi na zbuloi se aktualisht ndodhet në dietë dhe ushqehet në porcione shumë të vogla si ato të fëmijëve. Gjiko i kërkoi gjithashtu Elitës që nga ky moment t’i thotë ‘Gjak dhe muskuj’ dhe jo ‘Gjak dhe dhjam’.

Teksa prej kohësh e dinim se prezantuesja do t’i rikthehet televizionit duket se planet ishin më të afërta nga çfarë kishim menduar. Prej pak kohësh bukuroshja është rikthyer në ekran në një nga televizionet në Kosovë. Këtë sezon të ri po e shikojmë Elitën përsëri në moderim pas një shkëputje prej pak vitesh.