Celebrities Gossip Showbiz

Elita Rudi do të rikthehet këtë sezon të ri televiziv, ja ku do ta shikojmë moderatoren!

Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

Duket se tanimë Elita nuk do të jetë më aktive vetëm në rrjete sociale. Teksa prej kohësh e dinim tanimë se prezantuesja do t’i rikthehet televizionit duket se planet qenkan më të afërta nga çfarë kishim menduar. Ditën e sotme moderatorja ka postuar në Instastory një foto nga ambjentet e një televizioni në Kosovë. Mesa duket këtë sezon të ri televiziv do ta shikojmë Elitën përsëri në moderim pas një shkëputje prej pak vitesh.

Së fundmi Elita na ka treguar se përveç televizionit do të angazhohet edhe në një fushë tjetër, atë të biznesit. Bukuroshja ka postuar disa foto në Instastory dhe na ka treguar se po punon për këtë projekt të saj në Itali që do të mbajë produkte make up-i.

Në disa nga postimet e prezantuese janë vënë re komentet e ndjekësve, të cilët e kanë akuzuar për përdorim të ‘photoshop-it’. Këtyre komenteve Elita u është përgjigjur me një video, ku tregon linjat e saj trupore, të cilat duken perfekte dhe në këtë mënyrë bukuroshja hedh poshtë të gjitha ‘akuzat’.