Celebrities Gossip Showbiz

Për mami Elitën sot është një ditë shumë e veçantë!

Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

Bukuroshja shpesh poston foto dhe video nga jeta e saj e përditshme dhe fëmijët e saj. Vetëm pak më parë ajo ka postuar në Instastory një foto të dy engjëjve të saj, Zërit dhe Botës teksa na ka zbuluar se për vogëlushen e saj është një ditë shumë e veçantë pasi është dita e parë e kopshtit.

Dhe ne i urojmë shumë suksese!

Teksa prej kohësh e dinim se prezantuesja do t’i rikthehet televizionit duket se planet qenkan më të afërta nga çfarë kishim menduar. Para pak ditësh bukuroshja ka postuar në Instastory një foto teksa ka treguar se ndodhet në një nga televizionet në Kosovë. Mesa duket këtë sezon të ri do ta shikojmë Elitën përsëri në moderim pas një shkëputje prej pak vitesh.