Film & Tv

Netflix paralajmëron dokumentarin “Britney vs Spears”!

Platforma e famshme ”Netflix” ka paralajmëruar një dokumentar, fokusi i të cilit do të jetë mbi jetën e këngëtares së famshme amerikane, Britney Spears.

Dokumentari mban titullin “Britney vs Spears” kryesisht do të trajtojë bujën e madhe të këngëtares në lidhje me kujdestarinë ligjore nga i ati i saj.

”Netflix” publikoi disa sekonda nga projekti në fjalë i cili është nën regjinë e Erin Lee Carri, ndërkaq traileri i plotë i dokumentarit pritet të publikohet gjatë mbrëmjes së sotme.

Dokumentarit “Britney vs Spears” i është dashur një vit deri në realizimin final, ndërkaq akoma nuk është bërë e ditur data e premierës së tij.