Celebrities Film & Tv

Nga 5 Shtatori, Enxhi Nasufi pritet të na zgjojë çdo mëngjes në “Wake Up”!

Prej kohësh tashmë mëngjesi në Top Albania Radio fillon me “Wake Up”. Programi i njëkohshëm radio-televiziv i Top Channel e Top Albania Radio, i cili në thelb ka përcjelljen e informacionit më të nevojshëm për mëngjesin. Programi nis analizat mbi lajmet e pritshme gjatë ditës, këmbimin valutor e parashikimin e motit. “Wake Up” vjen e thellohet me bisedat e mëngjesit me të ftuarit në studio. Bisedat janë përqëndrimi i mendimit e analizës apo i informacionit mbi gjithçka duke nisur nga politika, jeta e përditshme urbane e deri tek arti, spektakli dhe personazhet më interesante në vend.

Zgjimi në “Wake Up” është ritmik dhe me buzëqeshje. Gjatë tre orëve të transmetimit, veç informacionit tipik mëngjezor që tërheq vëmendjen e dëgjuesve dhe shikuesve, muzika e programit mbetet një nga armët e forta që prek te gjitha gjeneratat e audiencës dhe dëshiron që të jetë kolona zanore e çdokujt, që në nisje të ditës.

Këtë sezon të ri, “Wake Up” vjen me ndryshime. Së bashku me Blendi Salaj, nga shtatori Enxhi Nasufi do të jetë moderatore e “Wake Up” në Top Albania Radio dhe Top Channel. Enxhi nuk është aspak një emër i panjohur për botën e televizionit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Enxhi ka marrë pjesë në festivale të ndryshme për fëmijë, ku ka fituar dy çmimet e para në festivalin më të rëndësishëm për fëmijë, “Festivali i Këngës për Fëmijë në Shkodër”. Kur ishte 11 vjeçe, ajo është angazhuar me “Kripëmjaltëzat”, në këndim dhe aktrim, ku ka fituar dhe çmimin e parë “Ylli Planetit”, realizuar nga Sirea Film dhe Digitalb. Në moshën 15-vjeçare, ishte pjesëmarrëse në “The Voice of Albania” ndërsa tre vite më vonë, pjesëmarrëse në “X Factor Albania”, ku është renditur e 4-ta.

Enxhi është gjithashtu pjesëmarrëse në “Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar”, ku ka dalë në vendin e 5-të. Atë e kemi parë edhe në rolin e moderatores në emisionin “Ora e Tiranës” në ekranin e Top Channel për dy sezone. Në vitin 2022 ajo gjithashtu u angazhua në prezantimin e “Festivalit të 60-të Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë”.