Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Nga arsyeja e mungesës me projekte të reja muzikore e deri te fillimet e karrierës së saj, flet Miriam Cani!

Këtë të mërkurë në ‘Pardon My French’ e ftuar në studio ishte artistja shumë e dashur për publikun Miriam Cani. Këngëtarja foli për shumëçka pasi për të ka shumë interes, shkak janë daljet e saj shumë të rralla televizive. Nga Jonida dhe Elona nuk munguan pyetjet e shumta për të mësuar më shumë rreth bukuroshes.

Miriami nuk ka qenë shumë aktive me muzikë në tregun tonë, a ka ndikuar fakti se tanimë është nënë e dy fëmijëve?

Këtë periudhë e kam kaluar me ngarkesë të madhe. Është totalisht ndryshe kur bëhesh me dy fëmijë, është e gjithë koha e bllokuar, përveç punës së përditshme dhe pjesës profesionale. Shpeshherë flas me Albanin kur gjejmë ndonjëherë hapësirë dhe bëhemi nostalgiik të viteve të para, kishim dëshirë të dilnim bashkë, të rrinim gjatë gjithë kohës, të udhëtonim. E kritikojmë veten themi duhet të kemi pak hapësirë për veten tonë.

Këngëtarja gjithashtu na tregoi më shumë edhe për fillimet e karrierës së saj.

E kam nisur në Gjermani. Kur isha 17 vjeç mora pjesë në audicionet e ‘Pop Stars’. Ajo zgjati rreth 6 muaj, pastaj në vitin 2003 u bëra pjesë e grupit ‘Preluders’ dhe që aty nuk u ndala. U bën 20 vite gati. Këtu në Shqipëri është një treg shumë ndryshe dhe unë e nisa ndryshe karrierën time. I kam parimet e mia të theksuara, qëndrova aty ku ndihesha unë më mirë. ‘The Voice’ ka qenë projekti që më riktheu në Shqipëri. 

A do të ketë Miriam në planet e saj të së ardhmes një bashkëpunim, këtë herë jo me Albanin?

Dhe mund të ketë në një të ardhme pse jo. Mund të ketë diçka dhe jashtë kufirit. Më ka munguar muzika mund të rikthehem. Biznesi më ka marrë shumë kohë prandaj nuk kam qenë shumë aktive.

Në fund të intervistës, Miriam na zbuloi dhe disa detaje nga jeta e saj me Albanin dhe fëmijët.

Është një dashuri si çdo dashuri tjetër. Dhe ne kemi debatet tona, zënkat tona, 90% janë për sa i përket Amelisë dhe Duamit. Ne kompensojmë shumë mirë njëri-tjetrin. Unë kam disa gjëra ku Albani ndihet i sigurt dhe anasjelltas.

Artistja bukuroshe gjithashtu na zbuloi se në të ardhmen e afërt kanë në plan të bëjnë një ‘tour’ në Amerikë.

Të bëjmë një ‘tour’ në Amerikë së shpejti të dy së bashku e kemi në plan.