Botë e Çuditshme Celebrities Ndryshe

Nga lidhja e njeriut me tokën deri te besimi në Zot, gjithçka komentohet nga studiuesja e shkencave okulte Pranvera Xhafa!

E ftuar ditën e sotme në “Ndryshe” ishte studiuesja e shkencave okulte dhe astrologe Pranvera Xhafa në një intervistë shumë të veçantë, interesante me informacione të dobishme. Filimisht ajo shpjegoi lidhjen e njeriut me tokën, të cilën me siguri shumë prej jush nuk e njohin.

Jemi ne toka. Elementet që kemi ne në trup janë edhe në tokë si për shembull mineralet, vitaminat, uji. Fusha magnetike e tokës është e thellë. Ne veprojmë në bazë të kësaj frekuence, luhatjet e humorit lidhen me të.

Më tej ajo u shpreh mbi Tokën si planet, mohoi ekzistencën e planteteve të tjerë dhe bëri zbulime shumë të veçanta, ndryshe nga ato që dimë ne tashmë.

Toka vetëm e rrumbullakët që nuk është, është e sheshtë. Nuk ka hapësirë, është vetëm toka, nuk ka planete të tjerë vërdallë. Ato janë emrat e rrathëve të Tokës në të njejtin plan, prandaj quhet planet. Nuk janë fare larg, por ne jemi të kufizuar këtu ku jemi.

E duke kaluar nga planeti Tokë në popullin shqiptar, Pranvera pranon se ky komb përbëhet edhe nga hebrenjtë.

Tani duan ta bëjnë Shqipërinë si të gjithë botën, por nëse humbim identitetin, humbim edhe ekzistencën tonë. Një pjesë e fisit të hebrenjve ka qenë nga Palasa e Vlorës, është një lidhje e paparë, edhe qeleshja në kokë, edhe ata e mbajnë edhe ne e mbajmë…

Por cilit besim fetar i përket Pranvera?! Ja çfarë zbulon ajo në “Ndryshe”.

Frikë kanë vetëm njerëzit që nuk besojnë përtej fuqive të veta. Unë besoj në Zot. Njerëzit mendojnë që unë jam ateiste. Unë besoj në Zot por jo në fe, sepse ato kanë marrë secila një pjesë nga e vërteta dhe e kanë përdorur siç duan, janë manual përdorimi.

Ky është problemi i njeriut e bën Zotin të vogël, do ta shohë, ta prekë. Prania e Zotit është kudo, qoftë te një lule. Feja është manual përdorimi dhe skllavërimi.