Celebrities Gossip Showbiz

Nga një orë Rolex të personalizuar, dhurata e “kripur” e Keanu Reeves për kolegët e tij!

Ylli i Hollywood-it, Keanu Reeves, ka festuar së fundmi mbylljen e “John Wick: Chapter 4” duke i bërë dhuratë anëtarëve të ekipit të tij nga një orë Rolex Submariners. Ai madje personalizoi secilën nga orët me nga një dedikim që i përshtatej gjithsecilit duke u siguruar që ata kurrë nuk do ta harrojnë kohën e tyre të kaluar së bashku gjatë xhirimeve të filmit.

Bazuar në postimet e mediave sociale, Reeves i prezantoi katër anëtarët e ekipit: Bruce Lee Concepcion, Jeremy Marinas, Dave Camarillo dhe Li Qian me orët e tyre në Le Bistro Paul Bert në Paris. I prezantuar në vitin 1953, Rolex Submariner është frymëzimi për shumicën dërrmuese të orëve moderne. Ajo që e bën dhuratën edhe më mbresëlënëse është se sa e vështirë mund të jetë të marrësh një Rolex të ri ose të parapërdorur tani, veçanërisht një të tillë të dëshirueshëm sa Submariner.

Një rritje e përgjithshme e kërkesës për orët e markës, së bashku me ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit për shkak të COVID-19, ka çuar në një mungesë serioze të orëve të markës. Ora, aktualisht kushton 9,150 dollarë po fundja çfarë i ka kaq para Reeves?!

Aktori bleu versionin e tyre të lançuar në shtator 2020, Ref. 126610LN, e cila përmban një kuti Oystersteel të mbivendosur me një kornizë Cerachrom, një numërues që përputhet me shënues të mëdhenj të orës, lentet zmadhuese të firmës së Rolex-it dhe një byrzylyk Oyster.

Ndërkaq, rikujtojmë se filmi “Matrix” është kthyer me të vetmin titull që do t’i përshtatej pas dy titujve të mëparshëm: “Ripërsëritja e Matrix” dhe “Revolucioni i Matrix”. “Matrix 4” do të mbajë titullin “Ringjallja e Matrix”. Në trailer shfaqen Keanu Reeves si Neo, në një botë të së ardhmes dhe Neil Patrick Harris luan rolin e terapistit të Neos.

Keanu së fundmi dha një intervistë virtuale ku për herë të parë ka rrëfyer për diçka që i ka ngelur peng. 55-vjeçari zbuloi se ka një rol të cilin ai ka ëndërruar ta luante gjithmonë por fati nuk e deshi që të përfaqësohej nga ai. Roli që gjithmonë do t’i mbetet në sirtarin e ëndrrave të parealizuara është ai i “Wolverine” në “X-Man” i luajtur nga kolegu i tij aktor Hugh Jackman.

Ah sa do të doja ta kisha luajtur unë Wolverine, por e kam kaluar këtë peng tashmë.