Film & Tv

“Ringjallet” pas 18 vitesh, publikohet traileri i “Matrix Resurrections”!

Filmi “Matrix” është kthyer me të vetmin titull që do t’i përshtatej pas dy titujve të mëparshëm: “Ripërsëritja e Matrix” dhe “Revolucioni i Matrix”.

“Matrix 4” do të mbajë titullin “Ringjallja e Matrix”.

Në trailer shfaqen Keanu Reeves si Neo, në një botë të së ardhmes dhe Neil Patrick Harris luan rolin e terapistit të Neos.

Neo takohet me Trinity, Carrie-Anne Moss, të cilët mezi e njohën njëri-tjetrin fillimisht.

“Ringjallja e Matrix” është filmi i parë i serive të “Matrix” që prej vitit 2003. Gjithashtu “Ringjallja e Matrix” është i vetmi i realizuar nga një prej Wachowski ( Lana Wachowski shkroi dhe drejtoi filmin, ndërsa Lilly Wachowski nuk është përfshirë).

Përveç Reeves, Trinity, Harris, në film do të luajë dhe Jada Pinkett Smith (në rolin e Niobe), Lambert Wilson si Merovingian, Yahya Abdul-Mateen II dhe Priyanka Chopra.

Për të zbuluar më tepër na duhet të presim deri më 22 dhjetor të këtij viti që të shohim premierën e “Ringjalljes së Matrix”.