Botë e Çuditshme Showbiz

Ngjashmëri e frikshme, ju prezantojmë me sozinë e Taylor Swift!

Vetëm pak ditë pasi u zbulua sozia e Jennifer Aniston në TikTok, kërkimet kanë filluar përsëri dhe këtë herë është gjetur sozia e këngëtares së njohur, Taylor Swift. Përdoruesja e TikTok, e cila quhet Ashley, është një infermiere që jeton në Nashville, Tennessee dhe nga videot e saj në rrjetin social TikTok vërehet qartë se ka një ngjashmëri tronditëse me super yllin.

@traumarn13

I do not recommend doing 3 loads in one day. Rinse repeat. I am done. #checkplease #itsabeautifuldayto #tide #oldschool

♬ Kiss Me More (feat. SZA) – Doja Cat

Ashley duket aq identike me këngëtaren e “Shake It Off”, sa njerëzit nisën edhe ta ngatërronin me të dhe kështu që bukuroshja postoi një video tjetër duke sqaruar se ajo nuk është Taylor Swift.

Një person shkroi në komente se:

Wow është kaq e bukur të shohësh të famshëm me probleme të përditshme.

Ashley, madje postoi një video të vajzës së saj të vogël duke thënë se ajo mendon se mamaja e saj duket si këngëtarja.

https://www.tiktok.com/@traumarn13/video/6983015721164999941?referer_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2F&referer_video_id=6982233776344599813&refer=embed&is_copy_url=1&is_from_webapp=v1

Rikujtojmë, se rutina juaj e natës është gati-gati ajo e njëjta si çdo mbrëmje, ju lani dhëmbët, vishni pizhamet tuaja, shtriheni në shtrat dhe shihni video në platformën “TikTok” derisa sytë tuaj të fillojnë të mbyllen dalëngadalë. Pastaj, natyrshëm, ju i kaloni tetë orët e ardhshme me ëndrra që duken si të ndikuara në mënyrë të dyshimtë nga videot që sapo keni parë.

Është jashtëzakonisht e vështirë të kuptosh marrëdhënien midis asaj që ndodh kur jeni zgjuar dhe ëndrrave tuaja, por ka disa studime për këtë. Sa më shumë që mendoni ose shqetësoheni për diçka kur jeni zgjuar, aq më shumë ka të ngjarë të mendoni për të ndërsa jeni duke fjetur.

Së fundmi, rrjeti social “TikTok” do t’u japë përdoruesve mundësinë për të krijuar video më të gjata. Kompania po zgjat gjatësinë maksimale të klipeve nga 60 sekonda në tre minuta.