Bota Botë e Çuditshme

Ngordh elefanti më i vetmuar dhe më i trishtuar në botë!

Qeveria e Sri Lankës në vitin 1981 i dhuroi zonjës së parë të Filipineve, Imelda Marcos, një elefant të vogël femër. Mali, i cili në atë kohë ishte 11 muajsh, u dërgua në kopshtin zoologjik të Manilës, ku qëndroi së bashku me një elefant tjetër, që vdiq në vitin 1990.

Që atëherë, Mali mbeti e vetme në kopshtin zoologjik. Ajo kaloi gati 30 vite në vetmi, brenda hapësirës së saj prej betoni, gjë që kishte shkaktuar shqetësim dhe reagime nga shumë organizata dhe aktivistë për mbrojtjen e kafshëve. Edhe Sir Paul Mccartney u kishte sugjeruar autoriteteve ta transferonin atë në një vend të shenjtë për elefantët. Më në fund, elefanti femër i konsideruar “më i trishtuari” në botë ngordhi në kopshtin zoologjik të Filipineve më 29 nëntor.