BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

BBV Radio-Live nga shtëpia/Çoi Malin në nominim, Shëndriti: Nuk jam gomë rezervë për Malin!

Shëndriti zuri vendin e lënë bosh nga Miri si i ftuar i dy moderatorëve Brikena dhe Mateo në studion e Big Brother VIP Radio-Live nga shtëpia.

Një natë më parë, banori nxori në nominim me veten, Malin dhe Edisën pasi hapi Kutinë e Pandorës e sot zbuloi arsyen, sidomos për Malin dhee njohjen që kishin nga jashtë.

Shëndriti nuk e fshehu zhgënjimin nga këngëtari.

E kam pritur Malin me ardhur e të më fliste te shpella. Kur kam dalë nga shpella, nuk më ka dhënë një ambjentim të mirë, nuk më është afruar. I ka lejuar të tjerët me më sulmuar.

Pastaj nuk më dha votën për lider, ia dha Stenaldos.

Me 50 ditë qëndrim këtu, unë nuk mund ta konsideroj veten gomë rezervë për Malin, përderisa për 50 ditë nuk ka pasur mundësi kurrë me ardhur e të më ofrojë të paktën një mbështetje në ndonjë situatë kur jam qarë.

Në çdo situatë të Malit e kam çuar zërin.