Celebrities Live From Tirana

Nilsa Hysi për Luiz Ejllin: “I zgjuar, humorist por…”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio artistja Nilsa Hysi për të na folur më shumë rreth edicionit të dytë të “BBV”. A ka arritur ky edicion të jetë më i suksesshëm se ai i pari?

Mund të ketë sukses në aspektin e shifrave dhe shikimeve por edicioni i kaluar ka qenë më i suksesshëm në kast, në mesazhet që janë përcjellë, në debatet si dhe në imazhet që kanë lënë. Ky edicion nuk më duket fare si i pari, të paktën në këtë drejtim.

Luiz Ejlli është një nga banorët më të komentuar të këtij edicioni. Si po i duket Nilsës loja e tij?

Luizi kishte krijuar fansa edhe para gënjeshtrës që bëri. Ai është humorist, i zgjuar, i kapshëm. Ne jemi bërë një shoqëri që e mbrojmë aq shumë atë që duam sa edhe kur ai personi gabon ia bëjmë hallall. Nuk duhet ta bëjmë këtë gjë. Është i zgjuar, menaxhon situatat, njerëzit, komentet e opinionistëve por ama ta gjykojmë edhe për gjërat që na duken gabim tek ai. Për mendimin tim Luizi duhet të ndryshojë mënyrën e komunikimit dhe manipulimet t’i ketë më të sofitistuara dhe më të drejta ndaj personit që ka përballë.