Celebrities Film & Tv Gossip

Nis puna për ‘Dancing with the Stars’ në Top Channel!

Top Channel po sjell projekte nga më të ndryshme televizive që i kanë mbajtur njerëzit të ‘gozhduar pas ekranit’. Pas ‘Big Brother VIP’ që padyshim ishte aq i suksesshëm sa jehona e personazheve vazhdon edhe sot, sektori i spektaklit dhe argëtimit është mbuluar më së miri edhe nga ‘Për’Puthen’, ‘Më lër të flas’ apo edhe ‘Kepi i Tundimeve’ që pritet të nisë shumë shpejt.

Por, surprizat duket se nuk kanë fund. Disa minuta më parë, Lori Hoxha ka ndarë në Instastory një foto ku teksa ka treguar se ndodhet në zyrat e ‘Top Channel’ ka etiketuar dhe Sarën dhe krahas na ka paralajmëruar se tanimë ka nisur puna për spektaklin e aq shumëpërfolur ‘Dancing with the Stars’ .

E ftuar në pjesën e parë të emisionit ‘Më lër të flas’, ishte Sara Hoxha, në një nga intervistat e saj të rralla, ku na tregoi edhe për projektet e ardhshme nga ana profesionale. Për herë të parë zbuloi rikthimin e një projekti shumë të madh në Shqipëri. 

Po punoj gjithashtu bashkë me një skuadër fantastike për një projekt shumë të rëndësishëm që fillon nga tetori, i cili është “Dancing with the Stars”. Përpos shumë projekteve që do të fillojnë, por më shumë me këtë merrem unë.