Celebrities Gossip Showbiz

Egli Tako dhe Olsi Bylyku zbulojnë gjithçka për lidhjen e tyre në intervistën e parë të përbashkët në “Më lër të flas”!

Egli Tako dhe Olsi Bylyku ishin të ftuar ditën e sotme në “Më lër të flas” në intervistën e tyre të parë së bashku, ku folën për lidhjen e tyre, dhe jo vetëm, teksa zbuluan edhe se si u njohën.

Olsi: Kemi 4 vite bashkë. Jemi njohur nga miku ynë i përbashkët Lorenc Hasrama. Lorenci kishte nxjerrë foto me Eglin dhe e pyeta direkt kush është ajo. Egli më njihte atë periudhë.

Egli: Kam qenë fanse e zjarrtë e kimikatit, jo unë por familjarisht. E personazhit, jo e atij që e bënte. E pyes Lorencin kush ishte dhe më thotë Olsi Bylyku dhe më pyeti për ty. I kam thënë të bëj një video 10 sekonda t’ia çoj mamit sepse e pëlqen shumë. Kemi ndenjur rreth 8 muaj njohje më pas. Kemi dalë për rreth 2 muaj shumë rrallë.

Dyshja më pas zbuloi atë që pëlqen dhe atë që preferon më pak te njëri-tjetri.

Egli: Më pëlqen shumë ambicia që Olsi ka. Nuk më pëlqen që edhe kur nuk ka asgjë për të bërë nuk vjen me mua.

Olsi: Te Egli më pëlqen që është shumë emocionale, por nuk më pëlqen impulsiviteti.

Ndër të tjera, dyshja pranoi se kanë plane për dasmë, edhe pse kjo mund të mos jetë tek ato afatshkurtra, pasi momentalisht ata kanë zgjedhur të fokusohen te karriera dhe projektet e tyre.