Food & Drink Health & Beauty

Një arsye më shumë për të pirë birrë/ Ja çfarë thotë studimi më i ri…

Përveç përfitimit që tashmë është i ditur, që birra pastron veshkat, së fundmi mësohet se ajo ka edhe një dobi tjetër të madhe për shëndetin tonë. Sipas një studimi të fundit, kur ju pini birrë rregullisht parandaloni brishtësinë e kockave.

Studimi ka zbuluar se kockat e grave që pinë birrë rregullisht janë më të forta, duke bërë në këtë mënyrë që ato të kenë më pak shanse të vuajnë nga osteoporoza. Sipas studiuesve, sasia e lartë e silicit që gjendet tek birra ngadalëson procesin e thërrmimit të kockave.

Birra është gjithashtu e pasur në fitoesterogjen që mban kockat në gjendje të shëndetshme. Për të realizuar këtë studim, hulumtuesit spanjollë intervistuan rreth 1,700 gra, të moshës rreth 48 vjeçe, rreth zakoneve të tyre të konsumit të alkoolit. Ato më pas iu nënshtruan ekografisë së duarve dhe arritën në përfundimin se kockat e grave që konsumojnë birrë janë më të forta.

Rikujtojmë se, birra amerikane “Samuel Adams” ka nxjerrë në shitje një variant të ri, që është aq i fortë saqë është i jashtëligjshëm në 15 shtete. Prodhuesi i birrës tha se varianti i ri do të nisë shpërndarjen në dyqane duke filluar nga 11 tetori. Por ata që duan ta provojnë nuk do të jenë në gjendje ta blejnë në shtetet si Alabama, Arkansas, Xhorxhia, Ajdaho, Misuri, Misisipi, Montana, Karolina e Veriut, New Hampshire, Oklahoma, Oregon, Karolina e Jugut, Juta, Vermont dhe Virxhinia Perëndimore.

Birra, e quajtur “Utopia”, është e jashtëligjshme në këto shtete pasi përmban 28% alkool, mbi 5 herë më shumë sesa birrat normale në SHBA. Por edhe në vendet ku është e ligjshme të shitet, sërish mund të jetë e vështirë ta gjesh.