Celebrities

Një ‘banor’ i ri në shtëpinë e “Big Brother Vip 3”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. Gjatë ditës së sotme, një ‘banor’ i ri ka shkuar në shtëpi.

Banorë, BanaKing ka një lojë për ju. Si fillim ju do të ndaheni në çifte. Më pas do të dëgjoni këngën dhe çdo çift do të shkruajë një tekst të ri të këngës dhe do të përgatisë një performancë. Për t’ju frymëzuar do të qëndrojë me ju për pak admiruesi më i madh i bananeve Yabu. Çifti fitues do të fitojë 5 mijë euro.