Celebrities Gossip Showbiz

Një ceremoni ‘modeste’ ashtu siç i ka hije, ja se çfarë po planifikon Paris Hilton për dasmën e saj!

Nuk pritej që Paris Hilton të bënte një ceremoni private në gjykatë apo diçka modeste për dasmën e saj. Përkundrazi. Duke njohur atë mund të merret me mend se gjithçka do të jetë thjesht shumë “ekstra”.  40-vjeçarja do të martohet me një dasmë ekstravagante 3-ditore, që do të përfshijë deri në 10 veshje të ndryshme. Kjo dhe për faktin që familja e saj është në biznesin e eventeve.

Hilton, e cila është fejuar me Carter Reum që nga muaji shkurt, zbuloi në “The Tonight Show” se, planifikimi i dasmës është një dhimbje koke, por pjesa e modës është mjaft argëtuese. Përzgjedhja e fustaneve është e në thelb, e vetmja gjë që ajo ka bërë. Dasma e Hilton do të filmohet për një dokumentar të ardhshëm me seri. Ajo u shpreh:

Doja që fansat e mi të shihnin se gjeta princin tim të kaltër, të shihnin fundin tim të lumtur të përrallës!

Sa i përket muzikës, çifti do të rezervojë një DJ dhe një grup muzikor. Hilton do të veshë rreth 10 fustane gjatë gjithë atyre ditëve që do të vazhdojë ceremonia, duke thënë se i pëlqejnë ndryshimet e veshjeve.

Rikujtojmë se, së fundmi, Paris Hilton ka zbuluar se cila është çanta më e shtrenjtë e saj. Teksa po tregonte garderobën e saj për “Elle”, Paris rikujtoi disa nga veshjet dhe aksesorët e saj më të shtrenjtë që ka blerë ndër vite. Hilton ka pranuar se ka blerë një çantë në vitin 2018-të dhe vlera e saj ishte ishte 65 mijë dollarë.