Të bëhesh tullac është njësoj si të kaloni një ‘divorc’ me skalpin e dëmtur të kokës. Ka zemërim dhe pakënaqësi, por në fund dorëzim, pranim dhe lehtësim. Nëse flokët tuaj nuk janë aq të trashë sa dikur, sigurisht që nuk jeni të vetmit. Sipas ekspertit dhe themeluesit të “My Hair Doctor”, Guy Parsons, është shumë e pazakontë që burrat të mos e kalojnë këtë fazë. Shumica e meshkujve do të fillojnë të vërejnë flokë të rralluar ose një vijë flokësh që largohet nga skalpi i tyre i kokës rreth të njëzetave. Deri në moshën 60 vjeç do të prekë rreth 60 %, kështu që shumica e burrave do të hasen me një formë të humbjes së flokëve gjatë jetës së tyre. Ajo ende shkakton shqetësim dhe ankth të patreguar dhe shoqërohet me dyshimin në vetvete dhe vetëvlerësimin e ulët.
Të qenit tullac është një model që shoqërohet me një gjendje të bezdisshme, të trashëguar gjenetikisht që shkakton shumicën e rasteve të rënies së flokëve tek meshkujt. Kjo i prek të gjithë në mënyra të ndryshme, por në përgjithësi ndjek një rrugë të caktuar, duke filluar me një rënie të flokëve dhe një rrallim në kurorën e kokës dhe duke përfunduar me një kokë të përsosur, të lëmuar pa asnjë fije floku. Lajmi i mirë është se ka stile, prerje dhe një sërë produktesh për t’ju ndihmuar në çdo hap të kësaj rruge.
1. Një vijë e flokëve që largohet nga skalpi
Nëse sapo keni vënë re që linja e flokëve tuaj po zvogëlohet, objektivi juaj kryesor është që të kujdeseni për flokët tuaj duke filluar që nga ulja e nxehtësisë së tharëses, shmangia e tharjes në mënyrë të ashpër me peshqir dhe të filloni trajtimin me një maskë pastruese për lëkurën e kokës dhe për të zvogëluar grumbullimin e produktit që bllokon folikulat.
Modelet të cilat i shtyjnë flokët mbrapa gjithmonë do të rrisin rënien e flokëve përpara dhe si pasojë balli do të duket më i gjerë. Berberi Carmelo Guastella i cili është kujdesur për të gjithë, që nga Robert Downey Jr. e deri te lojtarët e skuadrave të futbollit në Angli, sugjeron që meshkujt të mbajnë modele flokësh të shkurtër dhe të prerë në një formë në të cilën edhe të shmanget rënia e flokëve. Ai sugjeron përdorimin e shampove të cilat veprojnë duke mbushur boshtet individuale të flokëve. Përdorimi në sasi të vogla të produkteve që përdoren për të stiluar, do të ishte shumë mirë. Produktet e yndyrshme dhe xhelët thjesht do të rëndojnë flokët.
2. Kur flokët fillojnë të rrallohen nga lart
Stilisti i flokëve Joe Mills sugjeron se nëse e gjeni veten duke ju rralluar flokët kryesisht në kurorë ose keni një vend fare pa flokë, mbajini pjesën e përparme dhe të sipërme të flokëve tuaj më të gjatë dhe më pas stilojini nga lart e deri mbrapa nga fytyra juaj. Ai rekomandon që të ‘armatoseni’ dhe të keni me vet një llak me kripë deti. Një produkt mjaft i dobishëm për flokët e rralluar pasi ndihmon në nxjerrjen e asaj që keni. Mjafton që thjesht ta aplikoni në flokë të lagur, pastaj përdorni një tharëse flokësh, e cila gjithashtu mund të shtojë volumin flokëve teksa po i thani dhe po i stiloni.
3. Pika e kthesës
Pika e mesme e modelit të flokëve tullac vjen kur humbja e flokëve në anë dhe në kurorë takohen, shpesh duke formuar një ‘ishull’ flokësh me pamje disi të çuditshme. Rregulli bazë kur flokët tuaj po rrallohen është të mbani anët dhe mesin e kokës me flokë sa më të shkurtër të jetë e mundur, pasi pasi kjo do të japë një iluzion optik të flokëve më të plotë në majë. Teknikat e prerjes të tilla, si prerja ku flokët mbahen horizontalisht dhe këputen tek skajet, mund të përdoren për të krijuar atë plotësinë.
Sipas Dr Bessam Farjo, kirurg i rigjenerimit të flokëve dhe bashkëthemelues i “Hair Institute Farjo”, kjo mund të jetë gjithashtu një kohë e mirë për të menduar për një transplant flokësh, nëse humbja e flokëve tuaj ju shqetëson vërtet. Do të ishte më mirë të bëhet operacioni i transplantit kur humbja është mjaft e qëndrueshme sepse kjo e bën planifikimin, modelin dhe jetëgjatësinë e pamjes, më të parashikueshme pasi koha më e keqe është kur jeni në fillim të udhëtimit tuaj drejt humbjes së flokëve. Në atë fazë vlerësimi, mund të bëhet një supozim se çfarë mund të ketë rezervuar e ardhmja.
4. Tullac lart, por flokë të varur nga mbrapa dhe anash
Anët dhe kurora janë zonat më të ndjeshme ndaj hormonit që shkakton rënien e flokëve tek meshkujt, prandaj flokët shpesh zhduken atje së pari, por lihen në pjesën e pasme dhe anët. Nëse gjithçka që ju ka mbetur është një unazë flokësh që shtrihet nga veshi në vesh, opsionet tuaja të stilit mund të duken sikur janë shumë të kufizuara. Këshilla është që t’i mbani flokët të shkurtër dhe në një formë të rregullt pasi kështu ato do të arrijnë të ngjajnë më bukur dhe më mirë. Nëse i mbani flokët e shkurtër, atëherë gradualisht në këtë mënyrë, ju do të parandaloni momentin e tmerrshëm për të rruar shumë flokë nga maja së shpejti. Mund të jetë e vështirë, por do ta dini se kur është koha e duhur për ti lënë të shkojnë më në fund.
5. Po bien, po bien, ranë…
Vjen një pikë në jetën e çdo njeriu kur ai duhet të përballet me faktin se flokët e tij kanë rënë përgjithmonë dhe i kanë mbyllur derën daljes së flokëve të rinj. E nëse është shumë vonë për një transplant, atëherë është koha për të pranuar faktn se tashmë jeni tullac, siç kanë bërë më parë dhe shumë burra të tjerë. Vetëm mos harroni të mbroni kokën tuaj, tashmë tullace, me një krem hidratues SPF. Nëse të qenit tullac akoma ju bën të ndiheni të vetëdijshëm dhe nuk doni të mbani një kapelë përgjithmonë, mbajtja e mjekrës mund të ndihmojnë në tërheqjen e vëmendjes nga koka juaj, ky është një truk i përdorur nga të gjithë dhe ka një efekt mbresëlënës. Mundohuni që të tilla stilime nëse nuk arrini t’i bëni vetë, mjafton që të lejoni një berber profesionist t’ju krijojë një look që përshtatet më së miri me ju.