Health & Beauty Lifestyle

A ndikon mbajtja e kapeles në rënien e flokëve?

Rënia e flokëve është një proces që shpesh lidhet me faktorë gjenetikë, thonë ekspertët. Dr. Michael Wolfeld, kirurg plastik dhe specialist në ‘restaurimin’ e flokëve në Qendrën Mjekësore Mount Sinai në New York City, shpjegon se gjenetika luan rol kryesor në “tullacinë” e lidhur me “modelin mashkullor” dhe “modelin femëror”.

Ky fenomen lidhet me një ndjeshmëri të trashëguar ndaj dihidrotestosteronit (DHT), një hormon që ndikon jo vetëm në lëkurën e kokës, por edhe në pjesë të tjera të trupit. Në individët që kanë këtë ndjeshmëri gjenetike, DHT shkakton dobësimin dhe tkurrjen e gjëndrave të flokëve, çka mund të çojë në rënie të flokëve. Hulumtimet tregojnë se terapitë si Propecia (finasteride), të cilat bllokojnë prodhimin e DHT, mund të jenë efikase në trajtimin e rënies së flokëve.

Megjithatë, shkaktarët e rënies së flokëve janë shumë më të komplikuar, duke përfshirë edhe faktorë të tjerë, është shprehur Wolfeld.

Ekspertët e intervistuar nga TIME theksojnë se veprime të tilla si tërheqja e flokëve mbrapa shumë fort – për shembull, në një bisht të ngushtë ose me gërsheta të tensionuara – mund të shkaktojnë stres mbi folikulat e flokëve, duke rezultuar në rënie të flokëve me kalimin e kohës.

Ky tension mund të shkaktojë dëmtim gradual të gjëndrës së flokëve, çka mund të çojë në humbje të flokëve pas disa vitesh

Po ashtu, përdorimi i kapelave të ngushta mund të shkaktojë acarim ose inflamacion në gjëndrat e flokëve, një faktor që, megjithëse vetë nuk është shkak i drejtpërdrejtë i rënies, mund të kontribuojë në përkeqësimin e problemit.